Shfletuesi Vivaldi shënon versionin 1.0, përpiqet të distancohet nga trendi i thjeshtësisë

Publikuar më: 06-04-2016

vivaldi-notes-640x469Ka kaluar një vit që kur debutoi versioni i parë teknik i shfletuesit Vivaldi dhe tani versioni 1.0 ka mbërritur. Konkurrenti më i ri, një ide e bashkëthemeluesit të Opera Jon von Tetzchner, gjithë krenaria i buron nga ofrimi i të gjitha llojeve të funksionaliteve ndërsa shfletuesit e tjerë përpiqen të konsolidohen në thjeshtësi.

Që çdo gjë që jetë e qartë, Vivaldi është i bazuar në Chromium, shfletuesin me kod të hapur të Google i cili është i bazuar në motorët V8 të pasqyrimit. Është i disponueshëm në Windows, OS X dhe Linux. Ajo që e diferencon nga shfletuesit e tjerë është ndërtimi me teknologjitë që realisht i përkasin uebsit si CSS dhe JavaScript.

Një ide interesante që sjell ky shfletues janë panelët që mund ti shtoni në të majtë ose të djathtë të shfletuesit. Këto panelë përveçse përmbajnë shkarkimet, shënimet apo lidhjet e ruajtura, mund të shërbejnë edhe në formën e një uebfaqeje nga ku mund të navigoni në rrjetet sociale ndërsa shfletoni në ueb.

Vivaldi përmban dhjetëra funksionalitete disa prej të cilave mund ti keni thjeshtë përmes shkarkimit të disa shtojcave. Përshembull mund të zhvendosni fushën e uebfaqeve në çfarëdo hapësire të shfletuesit, të caktoni gjeste me anë të mausit dhe shkurtesa të tastierës. (PCWorld Albanian)

Shfletuesi Vivaldi shënon versionin 1.0, përpiqet të distancohet nga trendi i thjeshtësisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)