Lajmet

Shfletuesi Safari shkaktari i jetëgjatësisë së dobët të baterisë në MacBook Pro

Jan 11 2017
0 Shpërndarje
Gjatë muajit Dhjetor një raport i Consumer Reports se laptopi i ri MacBook Pro i Apple dështonte në testet e baterisë pushtoi titujt e lajmeve. Ishte hera e parë që pritshmëritë e Apple nuk prekën rezultatet e testimeve të MacBook Pro. Shfletuesi Safari shkaktari i jetëgjatësisë së dobët të baterisë në MacBook Pro Photo Source: ARStechnica

Jetëgjatësia e baterisë së laptopit varionte vazhdimisht nga 19.5 orë deri në vetëm 3.75 orë. Ky problem nuk ishte prezent në asnjë prej modeleve të kaluara.

Por pasi punoi përgjatë periudhës së pushimeve së bashku me Apple, Consumer Reports thotë se shkaktari ishte një problem i shfletuesit Safari. Për të testuar baterinë Consumer Reports vendos shkëlqimin e ekranit në një nivel të caktuar e mëpas hap një sërë uebfaqesh në shfletuesin kryesor.

Apple thotë se çaktivizimi i deponimit në shfletues nuk reflekton qëllimin e tij për këtë testim. Çaktivizimi i deponimit u bë me qëllim që faqet të shkarkoheshin saherë që hapeshin dhe jo të merreshin nga deponimi.

Apple thotë se e ka riparuar problemin me betan e tretë publike të masOS Sierra 10.12.3. Ndërkaq me versionin 10.12.2 Apple riparoi matësin e jetëgjatësisë së baterisë.

Një problem ose jo i baterisë, Consumer Reports nuk kanë qenë të vetmit që kanë raportuar jetëgjatësinë e dobët të baterisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>