Shfletuesi popullor Opera blihet nga një konsorcium kinez për 1.2 miliard dollar

Publikuar më: 10-02-2016

opera_logo_full-color_red_positive_horizontal_rgb-100644117-largeKompania pas shfletuesit popullor Opera, ka pranuar një ofertë blerjeje me vlerë 1.2 miliard dollarëshe nga një konsorcium kinez i përbërë nga Bejing Kunlun Tech dhe Qihoo 360 Software.

Firma kineze Kunlun, e cila në muajin Janar bleu pjesën më të madhe të aksioneve të Grindr, është e përqendruar kryesisht në biznesin e lojërave mobile ndërsa Qihoo është një ofrues shërbimesh të internetit dhe produkteve mobile të sigurisë.

Shitja e Opera ishte paralajmëruar nga kompania që në muajin Gusht të vitit të kaluar ku në një deklaratë shprehej se po vlerësonte partnerë dhe alternativa të mundshme strategjike. Kompania me seli në Oslo të Norvegjisë pretendon për një bazë përdoruesisht prej 350 milion në të gjithë botën.

Shfletuesi i saj Opera Mini zotëron 7.28 % të tregut në paisjet mobile duke u radhitur i fundit në mesin e gjigandëve të Chrome, Safari dhe Android në vendin e parë, të dytë dhe të tretë respektivisht.

Kompania gjithashtu zotëron edhe një aplikacion quajtur Opera Max ndërtuar për të reduktuar madhësinë e videove dhe përmbajtjeve në ueb si rezultat uljen e konsumit të të dhënave mobile. (PCWorld Albanian)

Shfletuesi popullor Opera blihet nga një konsorcium kinez për 1.2 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)