Shfletuesi Opera u shpall luftë reklamuesve. Përshpejton shfletimin me 90 %

Publikuar më: 10-03-2016

opera_browser_primary-100649478-largeDitën e djeshme Opera prezantoi një version të ri të shfletuesit në desktop i cili ka të integruar funksionalitete të bllokimit të reklamave duke premtuar një shfletim më të shpejtë.

Dhe jo vetëm që do të ofrojë qasje më të shpejtë por edhe privatësisë dhe siguri më të lartë. Megjithatë ky nuk është një lajm imirë për reklamuesit.

“Teknologjia e bllokimit të reklamave është një sinjal alarmues për industrinë e reklamimit që të zgjohet dhe të kuptojë më mirë se çfarë kanë nevojë konsumatorët,” u shpreh një zëdhënës i Opera.

Opera ka një histori e mbushur plot inovacion dhe risi të cilat më shërbyen për standartizimin e shfletuesve modern që njohim sot. Shfletuesin e parë kompania norvegjeze e prezantoi në 1995 dhe me ngritjen e industrisë së telefonëve filloi të përqendrohej bujshëm në botën mobile nga ku ka pjesën më të madhe të të ardhurave. Opera aktualisht numëron 60 milion përdorues aktivë në muaj në desktop. (PCWorld Albanian)

Shfletuesi Opera u shpall luftë reklamuesve. Përshpejton shfletimin me 90 %
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)