Shfletuesi Microsoft Edge merr kryesimin. “Thyen” Chrome dhe Firefox në betejën e testimeve të Javascript-it

Publikuar më: 22-05-2015

microsoft-edge-favoritesMicrosoft-it i duhet goxha punë përpara se të finalizojë Windows 10, por në të njëjtën kohë po promovon edhe arritjet e shfletuesit Microsoft Edge i cili do të jetë edhe shfletuesi parësor dhe i vetëm në këtë sistem operativ.

Me specifikisht, me performancën e shënuar në JavaScript, MIcrosoft Edge ja ka arritur të mund jo vetëm Internet Explorer-in por edhe Firefox dhe Chrome në dy testime të kryera. Në një publikim teknik në blog, Microsoft vuri theksin tek përmirësimet e motorit të Javascript-it Chakra në Microsoft Edge.

Testimet u kryen në Octane 2.0 zhvilluar nga Google dhe Jet Stream zhvilluar nga Apple. Që të dyja testimet, Microsoft Edge ka një avantazh të dukshëm ndaj të tre shfletuesve.

octane-20-benchmarkNë Octane 2.0 Microsoft Edge shënoi 23507 pikë ndjekur nga Chrome me 20874 pikë, Firefox me 19271 pikë dhe Internet Explorer me 10247 pikë.

jet-streamEdhe në Jet Stream, Microsoft Edge përsëri kryeson me 154 pikë, ndjekur nga Chrome 138 pikë, Firefox 123 pikë dhe Internet Explorer 11 me 96 pikë. (PCWorld Albanian)

Shfletuesi Microsoft Edge merr kryesimin. “Thyen” Chrome dhe Firefox në betejën e testimeve të Javascript-it
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)