Analiza

Shfletuesi Microsoft Edge do të jetë tre herë më i shpejtë se Internet Explorer 11

May 8 2015
0 Shpërndarje
Shfletuesi Microsoft Edge do të jetë tre herë më i shpejtë se Internet Explorer 11

unityasm2-1024x493A e dini se Microsoft ka integruar gjuhën e programimit të Mozilla Firefox në motorin e Javascriptit Chakra? Epo ky integrim shfaqi një performancë tre më të lartë sesa ofronte Internet Explorer 11.

Falë mbështetjes për asm.js, motori i Javascriptit Chakra në Microsoft Edge tashmë performon 300 % më shpejt në testimin e Unity si dhe rritje 200 % në në testime të tjera individuale si zlib.

Por ka akoma më shumë. Kjo rritje e performancës për shfletuesin Microsoft Edge në Windows do të jetë e disponueshme edhe në aplikacionet Windows të cilët janë shkruar në gjuhët HTML/CSS/JS dhe që shfrytëzojnë motorin e përpunimit të shfletuesi Microsoft Edge, EdgeHTML, në Windows 10.

Përdoruesit të cilët janë duke testuar versionin eksperimental të Windows 10 janë në gjendje të përdorin asm.js përmes faqes about:flags në shfletuesin Edge. Microsoft kishte thënë më parë që do të shfrytëzonte asm.js në motorin e Javascriptit Chakra. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>