Shfletuesi Firefox për iOS pranë debutimit

Publikuar më: 24-05-2015

mozilla-firefox-blueU bë një kohë e gjatë që flitet për ardhjen e një versioni të shfltuesit Firefox për iOS por më në fund duket se kemi diçka konkrete. Kompania pas shfletuesit, Mozilla, ka lajmëruar se është pranë lancimit të një versionin të limituar beta të shfletuesit për tu testim. Aktualisht kompania ka publikuar një pjesë të kodit për zhvilluesit që në fazat e hershme.

Mozilla po kërkon që të lançojë një version i cili do ti japë të interesuarve një ide të përgjithshme mbi atë që kompania është duke ndërtuar për konsumatorët por kjo gjë nuk është plotësisht e mundur për shkak të mekanizmit të testimit të Apple. Gjithsesi mund të themi se është ende herët për të folur për një debutim zyrtar të një versioni për konsumatorët. Nëse nuk jeni një fans i shfletuesit Safari në iOS, Mozilla po pretendon t’ju sjellë një alternativë të vlefshme. (PC World Albanian)

Shfletuesi Firefox për iOS pranë debutimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)