Shfletuesi Firefox në iOS thyen tabunë me debutimin zyrtar në platformën e Apple

Publikuar më: 12-11-2015

firefox-for-ios-640x425E ka testuar që në muajin Maj një version të shfletuesit dhe tani Firefox për iOS është live në dyqanin e aplikacioneve të Apple lehtësisht i shkarkueshëm për të gjithë përdoruesit e një iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Jemi në dijeni të metodologjisë së përditësimeve në faza të shfletuesve Firefox dhe sigurisht që kjo është arsyeja e cila fshihet pas vonesës prej 6 muajsh deri në një disponushmëri publike të aplikacionit.

Mbase supriza më e madhe është ndryshimi i kursit “armiqësor” të fondacionit Mozilla ndaj platformës popullore të Apple. Një version i limituar i aplikacionit krijoi një panoramë të qartë drejt finalizimit.

Por ekziston mjaftueshëm konkurrencë në këtë aspekt në iOS. Apple ka një armë të fuqishme që quhet Safari, ndërsa Google zotëron popullaritetin e Chrome në desktop. Opera është po aty, ndërkaq nuk mungojnë as të rinjtë si Adblock me një premtim tundues siç është bllokimi i reklamave të bezdisshme.

Por çfarë të veçante ka shfletuesi i Mozilla?

Sigurisht që arsyeja e udhëtimit drejt iOS është ardhja në ndihmë të përdoruesve të version desktop të cilët tani kanë mundësi të importojnë të dhënat e ruajtura, historikun dhe fjalëkalimet në iPhone, iPad dhe iPod.

Nga ana tjetër Mozilla shpreson se sistemi i saj i menaxhimit të dritareve dhe modaliteti unik privat të tërheqë edhe përdorues të rinj potencial. Shfletuesi shfaq një performancë të këndshme në iOS por është vështirë të flitet për diferenca të mëdha mes shfletuesve si në aspektin e funksionaliteteve por edhe shpejtësisë.

A mendoni se ja vlen të kaloni nga Chrome në Firefox për një diferencë të vogël në performancë? Shumica nuk janë e këtij mendimi nxitur edhe nga kokëfortësia e Mozilla ndaj iOS.

Nëse keni një produkt Apple me sistem operativ iOS 8.2 ose më lart, shkarkoni Firefox për iOS në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Shfletuesi Firefox në iOS thyen tabunë me debutimin zyrtar në platformën e Apple
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)