Shfletuesi Edge i Microsoft sjell mbështetjen për formatin WebM

Publikuar më: 09-09-2015

windows10edge-100608305-large

Kompania Microsoft po vazhdon të mbështesë softuerët me kod të hapur. Ditën e martë u mësua se shfletuesi i saj Edge do të ofrojë mbështetje për videot WebM me kodim VP9. Ky kod i zhvilluar nga kompania Google, është një nga disa të dizenjuarit të cilët  luajnë një video pa qënë nevoja e teknologjisë Silverlight të Microsoft apo Adobe Flash.

Si fillim Edge do të përdorë softuerin për të dekoduar kodin VP9 e më pas do të duhet një harduer shtesë për të luajtur videon, gjithmonë nëse pajisja e ka një të tillë.

Lidhjet mes Edge dhe videove WebM u vendosën disa muaj më parë me lançimin e një versioni paraprak të Edge në Windows Insider. Megjithatë Microsoft nuk deklaroi se kur një mbështetje e tillë do të arrinte në publik. Për të aktivizuar këtë funksionalitet përdoruesit duhet të futen në konfigurimet e shfletuesit dhe të klikojnë mbi mbështetjen për WebM. Kodi VP9 konkuron me High Efficiency Video Codec (HEVC), por ndryshe nga VP9, HEVC është me kod të mbyllur dhe si pasojë përdoruesit apo kompanitë duhet të pajisjen me një liçencë për ta përdorur atë.

Por VP9 nuk është formati i vetëm që Microsoft kërkon të mbështesë. Kompania thuhet se do të ofrojë mbështetje dhe për formatet media si Ogg dhe Opus. Ofrimi i mbështetjes për VP9 është një shenjë e mirë për standartin e videove. VP9 aktualish mbështetet nga Chrome, Firefox dhe Opera. Me këtë veprim, Microsoft e ka lënë Safarin e Apple ‘të vetmuar’ si e vetmja kompani që ende nuk mbështeten formatin e krijuar nga Google. Ky lajm vjen një javë pasi Microsoft raportoi për formimin e Alliance for Open Media. Një bashkpunim me kompanitë si Google, Facebook dhe Amazon për zhvillimin e një specifike të re video. Edhe në këtë grup vihet re mungesa e Apple. (PC World Albanian)

Shfletuesi Edge i Microsoft sjell mbështetjen për formatin WebM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)