Shfletuesi Chrome në Android dhe iOS kaloi shifrën e 1 miliard përdoruesve aktivë në muaj

Publikuar më: 21-04-2016

google_chrome_logo-930x488Google ditën e djeshme njoftoi se shfletuesi i saj Chrome kaloi shifrën e 1 miliard përdoruesve aktivë në muaj në platformat mobile. Me fjalë të tjera, Google ka arritur të rrisë numrin e përdoruesve të Chrome në iOS dhe Android me 200 milion vetëm në 5 muaj.

Kjo arritje është shumë e rëndësishme nëse mësojmë se shfletuesi erdhi në platformat mobile vetëm 4 vite më parë. Për të festuar gjigandi i motorit të kërkimit publikoi një infografik me disa statistika të shfletuesit në nder të versionit 50 të Chrome.

Natyrisht që pjesa kryesore e përdoruesve buron nga Android-i, ku shfletuesi është pjesë integrale e platformës mobile më popullore në planet. Disa nga statistikat kyçe që kompania zbuloi në infografikun e paraqitur janë:

  • 771 miliard faqe të vizituara çdo muaj
  • 500 miliard karaktere të pa shkruara falë funksionin të shkrimit automatik
  • 2 milion gigabajt të dhëna të kursyera falë funksionit të kursimit të të dhënave
  • 3.6 miliard uebfaqe të përkthyera çdo muaj
  • 9.1 miliard forma dhe fjalëkalime të shkruara autmatikisht çdo muaj
  • 145 milion herë janë mbrojtur përdoruesit nga uebfaqet e dëmshme
  • 2.5 milion dollar shpërblime ofruar komunitetit të ekspertëve të sigurisë

Gjatë konferencës zë zhvilluesve Google I/O në 2015-tën, kompania zbuloi se Chrome kishte kaluar shifrat e 1 miliard përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Shfletuesi Chrome në Android dhe iOS kaloi shifrën e 1 miliard përdoruesve aktivë në muaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)