Shfletuesi Chrome do të përmirësohet dukshëm falë një alegoritmi të ri quajtur Brotli

Publikuar më: 21-01-2016

chrome-for-android-100622083-largeShfletimi në Chrome do të përmirësohet dukshëm në javët në vijim. Kjo falë një alegoritmi të ri quajtur Brotli. Google bëri të ditur se është shumë pranë finalizimit të tij dhe implementimi do të sjellë një efikasitet 26 % më të lartë sesa aktualisht.

Shefi i departamentit të inxhinierisë pranë Chrome njoftoi në Google+ se kodi i Brotli tani është në fazën e implementimit që do të thotë se së shpejti do të mbërrijë në versionet stabile të shfletuesit.

Ky alegoritëm u prezantua në Shtator dhe do të shënojë edhe fundn e alegoritmit Zopfli që funksionon aktualisht Chrome. Duke reduktuar konsumin e baterisë njëkohësisht Brotli sjell një shfletim më të shpejtë. (PCWorld Albanian)

Shfletuesi Chrome do të përmirësohet dukshëm falë një alegoritmi të ri quajtur Brotli
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)