Shfletimi i sigurtë i Google vjen në shfletuesin Chrome në Android

Publikuar më: 09-12-2015

mobile-malwareNë vazhdën e kërcënimeve të sigurisë në rritje, Google ka shtuar një tjetër masë sigurie këtë herë në Android duke aktivizuar shfletimin e sigurtë në Chrome.

Një version desktop i API-së së këtij shfletuesi është ofruar nga Google vite më parë dhe saktësisht në 2012-tën. Sipas Google, më shumë se 600 milion përdorues e kanë shfrytëzuar këtë shërbim atë kohë ndërsa sot duhet të llogaritet në mbi 1 miliard.

image

Qëllimi i këtij funksionaliteti është të mbrojë përdoruesit ndaj maluerëve dhe mashtrimit online. Shfletimi i sigurtë është pjesë e Chrome që më 24 Shtator pas përditësimit të Google Play Services në versionin 8.1.

Funksionaliteti aktivizohet automatikisht ndërsa çaktivizimin mund ta kryeni manualisht nëse nuk doni ta përdorni. Sipas Google, shfletimi i sigurtë ka po të njëjtën cilësi si versioni desktop i shfletuesit. (PCWorld Albanian)

Shfletimi i sigurtë i Google vjen në shfletuesin Chrome në Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)