Shfaqet Nvidia GeForce GTX 660 Ti

Publikuar më: 03-08-2012

Më herët gjatë javës së kaluar kemi raportuar se Nvidia ishte gati të zgjeronte linjën e vet të GPU-ve të bazuar në Kepler me anë të kartelës së re GeForce GTX 660 Ti 300 dollarëshe, që do të shfaqet kah mesi i muajit gusht.

Tani lajme të reja tregojnë se dy kartela grafike shtesë, me çmime mes 190-230 dollarë, GTX 660 dhe GTX 650, do të lansohen në shtator.

E ngjashme me GTX 670 dhe të pritshmen GTX 660 Ti, versioni jo-Ti i GTX 660 do të bazohet në një bërthamë GK104. Kartela pritet të karakterizohet nga një memorje 2GB GDDR5 me një çmim 229 dollarësh.

Ndërkohë, GTX 650 duket se është një GT 640 me memorje GDDR5 dhe me clock më të përmirësuar. Ajo pritet te ketë një bërthamë GK107, një clock më shumë se 1GHz të memorjes GDDR5.

Kartela GTX 650 pritet të dalë në treg më 17 shtator me një çmim prej 189-199 dollarë. Kjo gjë me sa duket do t’i japë AMD-së një konkurrencë mjaft të fortë, jo vetëm nga ana e çmimit, por dhe nga fuqia e kartelës. (PCWorld Albanian)

Shfaqet Nvidia GeForce GTX 660 Ti
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)