Shfaqet në disa imazhe live smartfoni me ekran 5.7 inç Galaxy A8

Publikuar më: 17-06-2015

gsmarena_001Galaxy A8 mendohet të jetë pjesëtari i ri i familjes së Galaxy A të Samsung me materiale ndërtimi premium siç është Alumini. Kompania e filloi me A3 dhe A5, më pas ndoqi A7 dhe tani një tjetër smartfon po hyn në këtë valle.

Por nuk kemi të bëjmë thjeshtë me rrjedhje informacioni por me disa foto të publikuara në internet që zbulojnë edhe detajet më të vogla të Galaxy A8. Ajo që bie në sy direkt është ekrani prej 5.7 inç Fulld HD AMOLED. Prerja e skajeve të smartfonit ngjason më shumë me Galaxy S6 madje edhe butoni fizik në fund të ekranit.

Trashësia e smartfoni është shumë e vogël prej 5.9 mm ndërsa gjatësia 157.7 mm dhe gjerësia 76.7 mm. Në pjesën e pasme të tij gjendet një sensor 16 Megapiksel ndërsa në pjesën frontale 5 Megapiksel.

Smartfoni fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 615 dhe 2 GB RAM. Hapësira e disponueshme për ruajtjen e të dhënave është 16 GB. Pesha e tij është 140 gram ndërsa madhësia e baterisë 3050 mAh.

Vlen të theksohet edhe versioni 5.1.1 i Android që do të jetë pjesë e Galaxy A8. Një datë zyrtar debutimi si dhe çmimi i tij do të publikohen në ditët në vazhdim nga Samsung. (PCWorld Albanian)

Shfaqet në disa imazhe live smartfoni me ekran 5.7 inç Galaxy A8
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)