Shfaqet në disa foto live Samsung Galaxy S7 Active, një debutim i mundshëm gjatë verës

Publikuar më: 06-05-2016

gs7-active-100659880-largeNjë version i ri i Galaxy S7 po bëhet gati të debutojë gjatë kësaj vere e cila duket të rezultojë goxha e nxehtë. Informacioni vjen Vietnami me disa imazhe të asaj që besohet të jetë Galaxy S7 Active.

gs7-active-leak-100659881-largeAjo që realisht ofron ky variant i telefonit është e gjitha në dizajnin e jashtëm shoqëruar nga një bateri me kapacitet më të lartë dhe tre butona fizikë. Dy modelet e Galaxy S7-tës këtë vit janë rezistent ndaj ujit prandaj nuk ngelet shumë për të provuar me S7 Active kur të debutojë.

gs7-active-leaks-100659882-largeSigurisht mund të prisni një dizajn prej metali dhe xhami dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve. Sa i përket një date ekzakte debutimi, Galaxy S6 Active vitin e kaluar u zbulua në Korrik, prandaj prisni që e njëjta histori të përsëritet edhe për S7 Active. (PCWorld Albanian)

Shfaqet në disa foto live Samsung Galaxy S7 Active, një debutim i mundshëm gjatë verës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)