Harduer

Shfaqen online imazhe të smartfonit të ardhshëm të HTC. Bie në sy ngjashmëria me iPhone 6!

Aug 26 2015
0 Shpërndarje
Shfaqen online imazhe të smartfonit të ardhshëm të HTC. Bie në sy ngjashmëria me iPhone 6!

cnpizzsweaatpblNëse menduat se smartfoni në foto është iPhone 6S, atëherë gaboheni. Në fakt është smartfoni i ardhshëm i HTC i cili ngjason shumë me iPhone 6.

Deri më tani dihet shumë pak për këtë smartfon por nëse bazohemi në imazhin e publikuar mund të themi se ai do të ketë një ekran më të madh se ai 4.7 inç i iPhone 6. E sikur mos të mungonte forma dhe ngjyra e përafërt, smartfoni i HTC dhe ka dhe dy vija të holla të bardha në pjesën e pasme identik me vijat e antenave të iPhone 6.

Në foton e publikuar duket se në pjesën e përparme smartfoni është i ndërtuar nga xhami. Smartfoni më i fundit i HTC, One M9 ka pjesë anësore metalike rreth ekranit ndaj ka shumë mundësi që dhe smartfoni i ardhshëm të ketë një sasi të konsiderueshme metali në përbërje. Deri më tani thuhet se smartfoni i ardhshëm i HTC mund të quhet HTC A9 ose Aero 9. Ndryshe ai është cilësuar si smartfoni ‘hero’ i cili do të ndihmojë kompaninë të rrisi pjesën e saj të tregut. (PC World Albanian)

Tags >

HTC A9
Lajmet e fundit>