Shfaqen online imazhe të gjeneratës së dytë të orës inteligjente Moto 360 Sport

Publikuar më: 01-09-2015

motorenders.0.0Jemi shumë pranë debutimit të gjeneratës së dytë të orës inteligjente Moto 360. Javët e fundit, në mediat online kanë vërshuar imazhe të versionit të ri që Motorola do të sjellë në treg. Tanimë kemi një ide të qartë se si do të jetë Moto 360 versioni Sport.

Ora do të ketë një ekran të rrumbullakët dhe rrip prej gome. Në imazhe shfaqet e njëjta orë në ngjyrë të zezë, gri dhe portokalli.

M360Sport.0

Përveç pamjes së jashtme ajo që vihet re në ekranin e orës është një aplikacion i ri fitnesi i cili nuk është i disponueshëm aktualisht në Moto 360. Aplikacioni shtë i aftë të masë ritmin e zemrës, distancën, kohën, kaloritë e djegura etj. Eventi prestigjoz IFA është vetëm pak ditë larg ndaj nuk duhet të presim dhe shumë për të zbuluar të gjitha specifikat e kësaj ore inteligjente. (PC World Albanian)

Shfaqen online imazhe të gjeneratës së dytë të orës inteligjente Moto 360 Sport
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)