Shfaqen online detaje të ndërtimit 10558 të Windows 10. Sjell aplikacionet e reja Messaging dhe Skype

Publikuar më: 04-10-2015

skype2Vetëm pak ditë përpara evenimentit të rëndësishëm që Microsoft do të mbajë në datën 6 tetor, online janë zbuluar detaje të versionin Windows 10 Build 10558 nga publikuesi WZor.

Ky përditësim mësohet se është fokusuar në përmirsimin e shfletuesit Edge dhe gjithashtu sjell aplikacione të reja Messaging dhe Skype Video.

Përsa i përket përmirsime dhe ndryshime të tjera më të vogla mund të përmendim: mundësinë për të gjetur smartfonin bazuar në GPS, shfaqjen e një dritare paraprake në Edge, ikonë e re Registry, opsionin e kërkimit Spotlight për përdoruesit e paketës Enterprise, instalimi i aplikacioneve në memorien e jashtme, një ndërfaqe më e errët në aplikacionin Messaging dhe ndryshime të vogla në ikonat e Control Panel.

messaging-skype-video-tile-screenKini parasysh se ky është një raport ende i pakonfirmuara, informacione të reja rreth Windows 10 pritet të marrim më 6 tetor. (PC World Albanian)

Shfaqen online detaje të ndërtimit 10558 të Windows 10. Sjell aplikacionet e reja Messaging dhe Skype
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)