Shfaqen imazhe zyrtare të Microsoft Lumia 950 dhe 950 XL

Publikuar më: 27-08-2015

talkman.0Microsoft po përgatitet të prezantojë dy telefonë Lumia të paramtrave të lartë gjatë një evenimenti në Tetor. Ndërsa gjer tani kemi parë disa imazhe tani është radha e Evan Blass(@evleaks) që ka publikuar dy imazhe të cilat duket të jenë edhe zyrtare.

Njohur me pseudonimin Cityman dhe Talkman, këto telefonë do të quhen Lumia 950 dhe Lumia 950 XL. Vihet re një dizajn i ngjashëm me telefonët e kaluar Lumia për nga struktura ku që të dy përmbajnë logon e Windows-it në pjesën e pasme.

cityman.0

Microsoft Cityman është më i madhi për nga përmasat nga të dy telefonët me një ekran 5.7 inç dhe kamër të pasme 20 megapiksel. Cityman do të karakterizohet nga një stilolaps “Surface Pen”. Që të dy telefonët pritet të kenë portë USB Type-C dhe ngarkim wireless. (PCWorld Albanian)

Shfaqen imazhe zyrtare të Microsoft Lumia 950 dhe 950 XL
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)