Shërbimi i ri me pagesë Outlook.com sjell mbështetje për e-mail-et e personalizuara

Publikuar më: 19-10-2016

outlook-com-preview-page-100688253-largeTë kesh një postë elektronike falas nga Google dhe Microsoft gjithnjë ka qenë diçka e lehtë, por të gjitha kanë atë termin e bezdisshëm “outlook.com” ose “gmail.com” si identifikues. Po sikur të kemi diçka më të personalizuar?

Mund të mendoni që u duhet të regjistroni një domain, dhe më pas të hostoni serverin tuaj e-mail etj etj. Tani ekziston një tjetër mënyrë për të pasur atë që dëshironi: një version me pagesë i Outlook.com i cili ofron mbështetje për domainet e personalizuara të cilat mund ti përdorin si postë elektronike.

Versioni premium i Outlook.com tashm është i disponueshëm dhe kushton 49.95 dollar në vit. (Aktualisht është në ofertë 19.95 dollar) Nga kjo do të përfitoni pesë adresa e-mail të personalizuara për miqtë dhe familjen tuaj. Duke qenë se shërbimi i ri është i bazuar në Outlook.com, kalendarët tuaj mund të sinkronizohen automatikisht.

Çfarë e bën më interesante është fakti se Microsoft do e blejë domainin dhe ta rezervojë për ju. Sigurisht nuk mund të hapni një e-mail me emra domaini të zënë si psh filanfisteku@google.com.

Outlook Premium nuk ka për të zëvendësuar shërbimi falas të Outlook. Çdo gjë do të ngelet ashtu siç është por për pak para mund të përfitoni shërbim më të personalizuar. (PCWorld Albanian)

Shërbimi i ri me pagesë Outlook.com sjell mbështetje për e-mail-et e personalizuara
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)