Shërbimi i ri i muzikës së Google është është i aftë të njohë gjendjen tuaj emocionale

Publikuar më: 14-11-2016

file_britain_usa_google_alphabetDuke filluar nga dita e Hëne, shërbimi i muzikës së Google do të ridebutojë me një teknologji të pashoq të inteligjencës artificiale e cila ofron sugjerime përmbajtjesh muzikore bazuar në vendodhjen tuaj, në atë çfarë po bëni dhe në çfarë gjendjeje emocionale jeni.

E gjitha kjo realizohet falë të dhënave të aplikacioneve që ju përdorni si e-mail-i, kalendari, hartat, trafiku e madje edhe sensorët që matin lëvizjet tuaja.

E thënë ndryshe Google do tu sugjerojë muzikë për tju përgatitur për orën e palestrës, për një udhëtim e madje të ofrojë një muzikë ju rikthen humorin.

Qëllimi i këtij “ridebutimit” është që ti bëjmë njerëzit të ndihen ashtu siç dëshirojnë të ndihen tha menaxheri i produktit pranë Google, Elias Roman.

Për më tepër Google Play Music është në gjendje tju sugjerojë përdoruesve këngë dhe muzikë e cila preferohet në masë nga përdoruesit e një vendi apo qyteti.

Google ofron Play Music falas shoqëruar nga reklamat ose 9.99 dollar në muaj pa reklama së bashku me mundësinë për të dëgjuar muzikës edhe kur nuk keni qasje në internet. (PCWorld Albanian)

Shërbimi i ri i muzikës së Google është është i aftë të njohë gjendjen tuaj emocionale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)