Shërbimi profesional Facebook at Work debuton muajin e ardhshëm

Publikuar më: 28-09-2016

fbwork_press_newsfeedFacebook akoma se ka thënë fjalën e fundit në përpjekje për ta bërë rrjetin social akoma edhe më të dëshirueshëm.

Prej muajsh kompania bëri të ditur planet e saj për të ndërtuar një version të rrjetit social për sipërmarrjet i quajtur ndryshe Facebook At Work, e një raport i fundit nga The Information citon se shërbimi më i ri zytarizohet së shpejti.

Duke adoptuar një qasje profesionale të rrjetit social, Facebook beson se mund të mbajë përdoruesit akoma edhe më të angazhuar me produktin e tij. Shërbimi i ri do të tarifojë sipërmarrjet sipas numrit aktivë të përdoruesve duke mos aplikuar një tarifë fikse.

Ishte Vjeshta e 2014-tës kur u raportua për herë të parë dëshira e Facebook për të ndërtuar një produkt sipërmarrjeje në 2014-tën. Testimet e para u kryen në 2015-tën ku projektit iu bashkuan 100,000 punojës së Bankës Mbretërore Skoceze.

Facebook At Work është një mëshirim i Convo, Salesforce Chatter dhe Microsoft Yammer. Pjesë e shërbimit do të jenë grupet dhe mjetet e komunikimit të Messenger së bashku me opsionin për video thirrje.

Detajet e tarifimit ngelen të engimë ndërsa për referencë ju kujtojmë se Slack tarifon 6,67 dollar për përdorues aktivë në muaj. (PCWorld Albanian)

Shërbimi profesional Facebook at Work debuton muajin e ardhshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)