Shërbimi profesional Facebook at Work pranë zyrtarizimit

Publikuar më: 10-12-2015

facebook-at-workFacebook at Work, versioni profesional i rrjetit social Facebook do të zyrtarizohet së shpejti konfirmoi një ekzekutiv i kompanisë sipas agjensisë së lajmeve Reuters.

Shërbimi i ri ndërtuar për punojësit e kompanive dhe organizatat ofron eksperiencë terësisht të ngjashme me rrjetin social ku nuk do të mungojnë: Furnizuesi i Lajmeve, Pëlqimet dhe Komunikimi.

Drejtori i platformës Facebook At Work, Julien Codorniou u shpreh për Reuters: “95 % e asaj që ofrojmë në Facebook do të jetë e disponueshme edhe në Facebook at Work.”

Sigurisht që rrjeti social aktualisht po ndërton produkte ekskluzive për shërbimin e ri duke përfshirë edhe mjete sigurie. Profilet e shërbimit Facebook at Work janë ndryshe nga profilet aktuale të rrjetit social.

Shërbimi u testua për pothuaj një vit, ekzaktësisht që nga Janari i 2015-tës. Mund të përdorej vetëm përmes një sistemi ftesash dhe natyrisht është i disponueshëm vetëm për kompanitë.

Codorniou tha se kur të zyrtarizohet Facebook at Work, të gjitha kompanitë do të mund ta shfrytëzojnë pas asnjë kufizim. Por lind pyetja çfarë fiton Facebook nga kjo?

Disa shërbime premium si statistikat dhe suporti i konsumatorit do të arrijnë të tarifojnë konsumatorët në disa euro çdo muaj. Aktualisht më shumë se 300 kompani përfshi edhe gjigandët e Heineken, Bankën Mbretërore Skoceze dhe kompaninë Stella and Dot përdorin Facebook at Work.

Parimisht, Facebook at Work është po ai rrjeti social që përdorim të gjithë por me një përjashtim: Nuk mund të luani Candy Crush siç bënte rëndom një deputet britanik njëherë e një kohë. (PCWorld Albanian)

Shërbimi profesional Facebook at Work pranë zyrtarizimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)