Shërbimi cloud Dropbox shënoi gjysëm miliard përdorues globalisht

Publikuar më: 08-03-2016

Dropbox-Open-outside-Novet-930x698Shërbimi i hostimit të të dhënave Dropbox, ka arritur plot 500 milion përdorues në të gjithë botën 8 vite nga starti i aktivitetit. Nga këto 75 % e përdoruesve të Dropbox jetojnë jashtë SHBA-ve.

8 Milion biznese shfrytëzojnë shërbimet cloud të Dropbox ndërkaq 150,000 paguajnë për shërbim dhe mbështetje ekstra. Çdo vit listës së konsumatorëve i shtohen 25,000 biznese.

Vitin e kaluar Dropbox në bashkëpunim me Vodafone filloi të ofronte për konsumatorët e saj 30 GB hapësirë falas. Por ku qëndron Dropbox në raport me disa nga shërbimet më popullore në planet?

Rrjeti social Twitter pretendon për 320 milion përdorues aktivë në muaj ndërsa Facebook llogarit 1.59 miliard përdorues aktivë në muaj. (PCWorld Albanian)

Shërbimi cloud Dropbox shënoi gjysëm miliard përdorues globalisht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)