Shënjestra e radhës e WikiLeaks: Google

Publikuar më: 06-10-2016

wikileaks-930x396Ndërsa Wikileaks mbush 10 vite, themeluesi Julian Assange foli për një listë organizatash të cilat do të jenë shënjestra në publikimet e ardhshme. E një prej lojtarëve gjeopolitkë ishte Google.

Ngelen një enigmë dokumentet dhe të dhënat që kanë të bëjnë me gjigandin e motorit të kërkimit. E megjithatë nuk është një surprizë të mësojmë se Google është shënjestra e radhës.

Prej kohësh Assange e ka kritikuar mënyrën e të funksionuarit të Google e cila sipas tij ngjan me një organizatë politike me influencë globale. Ky këndvështrim i Assange filloi kur ai takoi shefin e Google, Eric Schmidt.

Ai hodhi tezën se Google ka lidhje të afërta me SHBA-në dhe politikën e saj ndërkombëtare. Që atëherë Google është shndërruar në një inkubator teknologjik prej të cilit burojnë zgjidhjet e sfidave globale përmes teknologjisë.

Të paktën dy vitet e fundit aktiviteti i Google ka qenë shënjestër edhe e autoriteve Europiane kryesisht me krijimin e një monopoli të quajtur Android. (PCWorld Albanian)

Shënjestra e radhës e WikiLeaks: Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)