Shefi i divizionit të paisjeve pranë Microsoft konfirmon angazhimin e kompanisë ndaj telefonëve Windows

Publikuar më: 28-04-2016

windows-phone-10Microsoft nuk ka hequr dorë akoma nga sistemit operativ mobil dhe telefonët me markën e kompanisë shkruante Windows Central pas publikimit të një e-mail-i dërguar nga vetë shefi i Windows dhe paisjeve Terry Myerson tek ekzekutivët dhe partnerët e Microsoft.

Ky e-mail, sipas Windows central, dërguar nga Myerson u bën të ditur marrësve se kompania ka një axhendë mbështetëse për Windows 10-tën, telefonët me markën e Microsoft dhe për partnerët të cilët shesin aktualisht telefonë Windows.

Në verën e 2015-tës, shefi ekzekutiv Satya Nadella tha se Microsoft ka në plane të shesë disa telefonë me markën e Lumia duke u përqendruar në tre segmente kyçe: telefonët e rangut të lartë, paisjet e biznesit dhe telefonët e thjeshtë që përmbajnë shërbime të tilla si Skype dhe Office.

Arsyeja e këtij qëndrimi të Nadella në të fokusuarit e telefonëve për bizneset duke lënë në hije ato të konsumatorëve, qëndron pikërisht tek fakti se ky segment po shijon sukses për telefonët Windows Phone.

Thuhet gjithashtu se Microsoft po punon në disa telefonë me markën Surface të cilët do ti përkasin rangut të lartë me karakteristika dhe cilësië premium dizenjuar dhe ndërtuar nga ekipi që ka ndërtuar tabletët Surface dhe laptopin Surface Book.

Disa burime të tjera shkruanin se Microsoft nuk do të sjellë asnjë produkt të ri përgjatë 2016-tës në këtë sektor. Do të jetë pranvera e 2017-tës e cila do të hypë dyert për një mori harduerësh mobil nga Microsoft shoqëruar nga debutimi i Redstone 2 në Windows 10. (PCWorld Albanian)

Shefi i divizionit të paisjeve pranë Microsoft konfirmon angazhimin e kompanisë ndaj telefonëve Windows
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)