Shefi ekzekutiv i T-Mobile SHBA: BlackBerry do të rikthehet fuqishëm

Publikuar më: 20-11-2015

blackMe debutimin e BlackBerry Priv reagimet dhe opinionet e analistëve e përdoruesve kanë rezultuar po aq pozitive sa edhe negative. Megjithatë ajo që ka rëndësi për kompaninë kanadeze ka qenë vëmendja e të gjithëve e kush e bën më mirë sesa një telefon me sistem operativ Android. Këto janë përpjekje për mbijetesë të Blackberry.

BlackBerry Priv ka tërhequr edhe vëmendjen e Shefit ekzekutiv të T-Mobile SHBA, John Legere. Në një intervistë të gjatë për CNET, kur u pyet për BlackBerry ai tha: “Janë në ringritje”.

Marrëdhëniet mes BlackBerry dhe Deutsche Telekom kanë rezultuar të qëndrueshme përgjatë viteve të fundit. Siduket por sinjalizohet një bashkëpunim tjetër i ri.

Kompania kanadeze nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit për Android-in. Foto të një telefoni të ri me emrine koduar BlackBerry Vienna janë publikuar. Ka po të njëjtin dizajn sensacional shoqëruar nga tastiera karakteristike fizike e BlackBerry ku ndryshe nga Priv është statike dhe jo e rrëshqitshme. (PCWorld Albanian)

Shefi ekzekutiv i T-Mobile SHBA: BlackBerry do të rikthehet fuqishëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)