Shefi ekzekutiv i OnePlus: Do të prezantojmë një telefon të tretë brenda 2015-tës

Publikuar më: 04-08-2015

oneplus2_handson_2408-100598651-largeShefi ekzekutiv i OnePlus tha se një telefon i tretë më i mirë se OnePlus 2 do të debutojë nga fundi i vitit.

Në një intervistë për USA Today, Carl Pei padashje zbuloi smartfonin e ardhshëm të OnePlus. Reagimi i tij i parë në lidhje me këtë smartfon ishte: “Do të jetë produkti im parësor” ku qartësisht kuptohet se ky smartfon do të jenë më impresionues se OnePlus 2.

Mendojmë se ky telefon do të ketë teknologjinë e NFC ose të ngarkimit të shpejtë të baterisë të cilat munguan në debutimin e OnePlus 2. Një numër i lartë konsumatorësh blenë OnePlus One vitin e shkuar dhe kjo mjafton si arsye për të ndërtuar një smartfon të tretë. Pei tha se kompania kishte shitur 1.5 milion telefonë OnePlus One.

Për USA Today ai tha se telefoni i tretë OnePlus do të debutojë në fund të vitit. Aktualisht OnePlus 2 po përballet me konkurrencë të fortë në linjën e smartfonëve 400 dollarësh ku pak ditë më parë Motorola prezantoi Moto X Style. Dhe mos harroni se një telefon Motorola mund të blihet pa sistemin e bezdisshëm të ftesave që ka OnePlus. (PCWorld Albanian)

Shefi ekzekutiv i OnePlus: Do të prezantojmë një telefon të tretë brenda 2015-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)