Shefi ekzekutiv i Nokia-s konfirmon: Kompania do ti kthehet biznesit të smartfonëve

Publikuar më: 19-06-2015

nokia-logoKur Microsoft bleu divizionin e paisjeve dhe shërbimeve të Nokia në 2013-tën, klauzolë e marrëveshjes ishte edhe pamundësia e Nokia-s për të hyrë në biznesin e smartfonëve përpara tre mujorit të fundit të 2016-tës. Gjithësesi, mesa duket Nokia është gati ti hyjë këtij rrugëtimi sapo marrëveshja të përfundojë.

Duke foluar për editorialin gjerman Manager Magazin, shefi ekzekutiv i Nokia-s Rajeev Suri u shpreh:

“Do të kemi në konsideratë partnerët e mundshëm. Microsoft ndërton telefonët tanë. Ne thjesht duhet ti dizenjojmë ato dhe të liçensojmë markën.”.

Këto lajme vinë pak ditë pasi Microsoft njoftoi se do të shkrinte divizionin e paisjeve me atë të sistemit operativ. Stephen Elop, ish shefi ekzekutiv i Nokia, tashmë është larguar nga Microsoft dhe vendin e tij e ka zënë Jo Harlow. (PCWorld Albanian)

Shefi ekzekutiv i Nokia-s konfirmon: Kompania do ti kthehet biznesit të smartfonëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)