Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, parashikon 5 miliard përdorues brenda 2030-tës

Publikuar më: 04-02-2016

16928482551_6c7b76e74a_k-1-930x620Gjatë një evenimenti ditën e djeshme në zyrat qëndrore të rrjetit social Facebook, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg zbuloi për reporterët objektivin e 5 miliard përdoruesve brenda 2030-tës.

Kjo për Zuckerberg mund të arrihet përmes projektit të kompanisë për të ofruar internet edhe në zonat ku nuk ka mbulim tokësor me anë të balonave dhe aeroplanëve.

“Ne duam të ndërlidhim të gjithë, dhe këtë do e bëjmë në bashkëpunim me qeveritë dhe kompanitë e ndryshme në të gjithë botën,” tha Zuckerberg për USA Today.

Ky është një objektiv goxha ambicioz për rrjetin social duke qenë se Organizata e Kombeve të Bashkuara parashikon që popullsia globale të arrijë shifrat e 8.5 miliard në 2013-tën. (PCWorld Albanian)

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, parashikon 5 miliard përdorues brenda 2030-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)