Shefi ekzekutiv i BlackBerry konfirmon planet për një telefon të dytë Android në 2016-tën

Publikuar më: 22-12-2015

blackberry_priv_pocket_press_imageBlackBerry pak ditë më parë raportoi një rritje të ardhurash pas dy vitesh rënie konstante. Disa thonë se kjo rritje vjen falë telefonit të parë Android të kompanisë, BlackBerry Priv.

Tani vetë shefi ekzekutiv i kompanisë la për të kuptuar se një tjetër model i rangut të mesëm me sistem operativ Android mund të zyrtarizohet në 2016-tën e megjithatë fokusi i kompanisë do të jenë telefonët e rangut të lartë.

Këto detaje i mësuam gjatë një interviste për Bloomberg të John Chen ku tha: “Çdo gjë varet nga Priv. Nëse mirëpritet mirë nga tregu besojmë se nga mesi i 2016-tës mund të shohim të tjerë të rangut të mesëm ose të lartë.”

Gjithashtu shefi ekzekutiv bëri të ditur se BlackBerry Priv do të debutojë edhe në 31 tregje të reja në 2016-tën nga 4 që është aktualisht. Planet për një telefon të dytë Android u zbuluan nga CrackBerry.com tre javë më parë madje duke ofruar disa pamje të qarta. (PCWorld Albanian)

Shefi ekzekutiv i BlackBerry konfirmon planet për një telefon të dytë Android në 2016-tën
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)