Shefi ekzekutiv i Apple: Dekriptimi i iPhone do të ishte diçka shumë e keqe për Amerikën

Publikuar më: 25-02-2016

Apple Chief Executive Officer Tim Cook speaks during a event for students to learn to write computer code at the Apple store in the Manhattan borough of New YorkReuters – Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha se nëse kompania e tij i bindet vendimit të gjykatës duke ndihmuar agjentët e FBI-së për dekriptuar iPhone 5C e atentatorit të San Bernardino do të ishte “diçka shumë e keqe për Amerikën”.

“Ca vendime janë të vështira, dhe ca të tjerë janë të drejta, dhe disa nga të dyja – ky rast i përfshin të gjitha këto,” tha Cook për ABC News gjatë një interviste. Ai shtoi se qeveria amerikane po kërkon diçka po aq e dëmshme sa kanceri dhe bëri të ditur se kishte në plan të komunikonte drejtpërdrejt me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama për të gjetur një rrugë më të mirë.

Apple publikisht ka njoftuar se planifikon të luftojnë vendimin e gjykatës ndërsa dita e Premte është e fundit për një përgjigje konkrete nga prodhuesi i iPhone.

Departamenti i Drejtësisë kërkon nga Apple që ti ndihmojë për tu qasur në një iPhone 5C duke shkruar një softuer i cili bën të mundur aplikimin fjalëkalimeve pafund pa bllokuar dhe fshirë çdo gjë nga telefoni.

Disa kompani teknologjike kanë dalë në mbrojtje të Apple ndërsa të tjerë nuk kanë ngritur fare zërin. Shefi ekzekutiv i Verizon, kompania numër një e telekomunikacionit në SHBA, se mbështet kauzën e Apple dhe aplikimin e një enkriptimi të fuqishëm pa asnjë mundësi cënimi. (PCWorld Albanian)

Shefi ekzekutiv i Apple: Dekriptimi i iPhone do të ishte diçka shumë e keqe për Amerikën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)