Biznes

SHBA-ja paralajmëron Bashkimin Europian për hetimin mbi taksat ndaj kompanive Amerikane

Aug 24 2016
0 Shpërndarje
SHBA-ja paralajmëron Bashkimin Europian për hetimin mbi taksat ndaj kompanive Amerikane

2915Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan Komisionin Europian se do të kundërpërgjigjen nëse vijon me planet për të kërkuar miliarda dollar taksa të pa paguara nga Apple dhe të tjera kompani Amerikane.

Administrata Obama paralajmëroi Europën ditën e Mërkure se hetimet e këtij të fundit ndaj Apple, Amazon dhe Starbucks mund të krijojnë një rast të paprecedent në politikën ndërkombëtare të taksave.

Në një letër zyrtare mandatuar nga Sekretari Amerikan i Thesarit Jack Lew, SHBA-të akuzuan Brukselin se po shndërrohet në një autoritet taksativ duke tejkaluar kompetencat. Autoritetet Amerikane thanë se do të konsiderojnë mundësitë e një kundërpërgjigjeje nëse BE-ja do të kërkojë nga Apple 14.4 Miliard Paund si rezultat i taksave të pa paguara nxitur nga marrëveshjet me autoritetet Irlandeze.

Europa është duke hetuar nëse marrëveshjet mes Apple dhe Shtetit të Irlandës, e cila e lejonte prodhuesin e iPhone të paguante taksa jashzakonisht të ulëta për të ardhurat e gjeneruara nga Europa, është e jashtëligjshme.

Banka JP Morgan kishte paralajmëruar se nëse Komisioni Europian kërkon nga Apple të paguajë taksën prej 12.5 % të të ardhurave të gjeneruara ndër vite mund ti kushtojë këtij të fundit deri në 19 miliard dollar.

Një hetim nga Senati Amerikan në 2013-tën zbuloi se Apple kishte paguar taksa të ulëta për të ardhura me vlerë 74 miliard dollar përgjatë 4 viteve duke shfrytëzuar hendeqet në kodin taksativ Irlandez dhe atij Amerikan. Hetimi nuk zbuloi asnjë provë që nxjerr në pah një aktivitet ilegal nga Apple dhe Shteti Irlandez.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, i quajti hetimet një farsë politike. “Nuk ka asnjë të vërtetë pas kësaj,” u shpreh ai. “Apple ka paguar dhe paguan çdo dollar për taksat që u detyrohet autoriteteve.”

Margaret Vestager, shefja e zyrës konkurrencës pranë Komisioni Europian, ka kërkuar 20 deri në 30 milion Euro nga Starbucks dhe Fiat Chrysler pas firmat kishin shfrytëzuar hendeqe të ngjashme në Hollandë dhe Luksemburg. Komisioni gjithashtu është duke ndjekur një hetim të ngjashëm ndaj Amazon.

50 milion deri në 70 miliard dollar është kostoja e Komisionit Europian çdo vit nga taksa të humbura. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>