Lajmet

SHBA-ja dhe Rusia kërkojnë ekstradimin e një hakeri Rus nga autoritetet Çeke

Nov 23 2016
0 Shpërndarje
SHBA-ja dhe Rusia kërkojnë ekstradimin e një hakeri Rus nga autoritetet Çeke

Illustration file picture shows a man typing on a computer keyboard in WarsawShtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë kërkuar ekstradimin e një qytetari Rus i arrestuar në Pragë për hakimin e disa rrjeteve sociale tha Ministri Çek i Drejtësisës ditën e Mërkure.

Hakeri, sipas një gjykate federale Amerikane, ka hakuar rrjetin social profesional Linkedin, kompaninë e shërbimit cloud Dropbox dhe rrjetin tjetër social Formspring.

Një zëdhënës pranë Ministrisë Çeke të Drejtësisë tha se vendimi i ekstradimit i përket një gjykate në Pragë.

Policia Çeke arrestoi Nikulin në Tetor në kryeqytetin e vendit, arrestim i cili u bë i mundur në bashkëpunim me FBI-në. Linkedin tha se i arrestuari mund të jetë personi i cili ka kompromentuar të dhënat e 100 milion përdoruesve.

Ndërkaq Ministria e Jashme Ruse ka kritikuar ashpër arrestimin duke thënë se Washingtoni ka lançuar një fushatë gjuetie ndaj qytetarëve Rusë.

Ndërkaq SHBA-të kanë akuzuar nga ana tjetër Rusinë për sulme kibernetike me qëllim manipulimin e zgjedhjeve presidenciale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>