Lajmet

Shazam Lite, një version i aplikacionit origjinal përshtatur për rrjetet e ngadalta

Oct 6 2016
0 Shpërndarje
Shazam Lite, një version i aplikacionit origjinal përshtatur për rrjetet e ngadalta

ap_resizeAplikacioni Shazam nga një motor për zbulimin e muzikës po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një rrjet social dedikuar muzikës. “Peshon” vetëm 27 megabajt dhe sapo ta hapni do të shfaqen disa muzikë dhe këngë të rekomanduara.

Por ekzistojnë një sërë veçorish të cilat janë të panevojshme sidomos kur keni një rrjet të ngadaltë apo bandwidth të limituar. Dhe e gjitha shkon drejt asaj që Shazam di të bëjë më mirë: njohjen e muzikës.

Në më pak se 1 megabajt, aplikacioni i ri Shazam Lite përmban vetëm veçoritë bazë dhe është i përshtatur për rrjet 2G. Mund të funksionojë offline dhe të ruajë këngë të ndryshme gjersa të keni qasje në internet kur edhe do merrni rezultatet.

Aplikacioni është i disponueshëm në një numër të selektuar shtetesh fillimisht. Është falas dhe funksionon me Android 2.3 ose më shumë. (PCWorld Albanian)

Tags >

shazam
Lajmet e fundit>