Shansi i fundit për të përfituar Windows 10-tën falas

Publikuar më: 29-07-2016

3500Viti kontravers dhe surprizë përgjatë të cilit Microsoft ofroi falas Windows 10-tën për të gjithë përdoruesit e Windows 7 dhe 8 do të përfundojë ditën e sotme, që do të thotë se tani është momenti i duhur për të përfituar falas një liçensë ose të paguani nesër 100 dollar për të.

Kanë qenë të shumtë përdoruesit të cilët ankoheshin për strategjinë e ashpër të përditësimit në Windows 10 që ndiqte Microsoft dhe dita e nesërme për ta do të jetë një lehtësim.

Shumë janë të kënaqur me Windows 7, sistem operativ i cili u shndërrua në XP-në e re: solid, i qëndrueshëm dhe i dashur për përdoruesit. Por Windows 10-ta padyshim është sistemi operativ më i mirë që ka ndërtuar ndonjëherë Microsoft. Ekzistojnë disa pikëpyetje për sigurinë e tij duke qenë se vjen i integruar me shërbimet cloud megjithatë Windows 10 ngelet versioni më i sigurtë.

Përditësimi është i thjeshtë. Vizitoni uefaqen e ndihmës ose të shkarkimit të Windows 10-tës dhe thuani “Po” njoftimit të përditësimit në versionin më të fundit të sistemit operativ.

Windows 10 do të marrë një përditësim shumë të rëndësishëm më Gusht, i ashtuquajturi Anniversary Update ose “Përditësimi i përvjetorit”, i cili shton një sërë risish dhe funksionalitesh për Windows Hello, shfletuesin Edge dhe asistentin dixhital Cortana. (PCWorld Albanian)

Shansi i fundit për të përfituar Windows 10-tën falas
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)