“Sëmundja e prekjes” u kushton konsumatorëve të iPhone 6 Plus 149 dollar

Publikuar më: 18-11-2016

_90897661_eccd06f9-3db2-46dd-9600-18817447fb37Ditën e sotme Apple bëri të ditur se do të ofrojë një riparim të “sëmundjes së prekjes” e cila prek të gjitha modelet iPhone 6 Plus.

Ekranet me prekje të këtij modeli gradualisht fillojnë të bëhen të paregueshëm me kalimin e kohës. Ky problem vjen si rezultat i një gabimi në prodhim ku disa çipe kontrolli fillojnë dhe lirohen.

Apple u kritikua ashpër nga ekspertët duke thënë se është përgjegjësi e kompanisë ti riparojë këto modele. Aktualisht kompania tarifon 149 dollar për këtë shërbim në SHBA.

Në uebsajtin zyrtar apple thoshte se ekrani i iPhone 6 Plus bëhej i paregueshëm nëse përplasej disaherë në sipërfaqe të forta. Të gjitha ato modele të cilat nuk kanë një ekran të thyer mund të riparohen tha kompania.

Kjo fushatë do të jetë aktive për 5 vite me radhë tha kompania. Problemi i u zbulua fillimisht nga sajti i njohur i çmontimeve iFixit. (PCWorld Albanian)

“Sëmundja e prekjes” u kushton konsumatorëve të iPhone 6 Plus 149 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)