Seagate vendos 5 Terabajt në një hard disk të jashtëm

Publikuar më: 17-11-2016

backup-plus-portable-5tb-silver-back-of-box-hi-res-100693930-largeSeagate lançoi ditën e sotme një hardisk të jashtëm për përdoruesit e uritur për më shumë hapësirë të dhënash. Nga fundi i Nëntori konsumatorët do të kenë mundësi të blejnë Seage Backup Plus Portable i cili ka hapësirë sa të zërë 1,000 filma HD.

Çmimi i hardisku 2.5 inç do të jetë 190 dollar dhe është 0.8 inç i trashë mbuluar nga një kasë alumini. Paisja vë në funksion USB 3.0 që sipas Seagate mund të transferojë të dhëna me shpejtësi 120MB/s.

Hardisku me kapacitet 5 Terabajt është ndërtuar mbi të njëjtën platformë që ka hardisku i brendshëm 5 Terabajt debutuar nën linjën BarraCuda gjatë Tetorit. (PCWorld Albanian)

Seagate vendos 5 Terabajt në një hard disk të jashtëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)