Seagate prezantoi hardiskun më të vogël në botë me kapacitet 2TB

Publikuar më: 14-10-2016

barracuda_m_5tb_right-hi-res-100687295-largeSeagate prezantoi ditën e Marte dy hardisqe të reja BarraCuda njëri prej të cilëve bart rekordin e kapacitetit më të lartë në një disk 2.5 inç. BarraCuda ST5000 dërgon limitin e kompanisë nga 4TB në 5TB dhe do të kushtojë 85 dollar.

Seagate tha se po i njëjti hardisk do të ofrohet edhe në kapacitete 3TB dhe 4TB. Që të gjithë janë modele me 5,400 rrotullime në minuta dhe 128MB depo. Konsumi i energjisë vlerësohet në 2.1 vat gjatë punës dhe 1.1 vat kur është jashtë funksioni.

Hardisqet janë 15 mm të trashë prandaj u duhet të mendoheni mirë përpara se ti blini për laptopin tuaj. Në të vërtetë qëllimi i tyre kryesor janë desktopët All-in-One.

Gjithashtu Seagate prezantoi edhe një tjetër hardisk ST2000LM015 i cili përshtatet mësë miri në laptopët me trashë 7 mm. Kapaciteti i tij është edhe pika më e dobët, vetëm 2TB. Kostoja e tij përllogaritet në 55 dollar. (PCWorld Albanian)

Seagate prezantoi hardiskun më të vogël në botë me kapacitet 2TB
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)