Seagate prezantoi diskun solid me kapacitet 60 Terabajt

Publikuar më: 10-08-2016

img_3148-100676173-largeSeagate ditën e sotme prezantoi një disk solid të ri i pashoq në llojin e tij me një kapacitet prej 60 Terabajt. Ky produkt u prezantua gjatë Samitit të Memorjes Flash mbajtur në Luginën e Silikonit ditën e Marte.

Nëse Seagate ja arrin të ofrojë këtë produkt brenda afateve, disk solid do të kishte katër herë më shumë kapacitet sesa disk solid me i madh aktualisht i cili është Samsung PM1633s.

Disku solid është ndërtuar për serverat dhe qëndrat e të dhënave i cili do të vijë në ndihmë të kërkesave në rritje të ofruesve të shërbimeve cloud nevojës për më shumë hapësirë për shërbimet e videove online dhe internetit të gjërave. Disku solid 60 terabajt do të ketë një madhësi standarte prej 3.5 inç. (PCWorld Albanian)

Seagate prezantoi diskun solid me kapacitet 60 Terabajt
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)