Seagate lançoi një disk solid me kapacitet 512GB për konsolën Xbox One

Publikuar më: 31-10-2016

seagate-xbox-oneSeagate prezantoi ditën e Hënë një disk të ri solid për Xbox One me kapacitet 512GB. Ky produkt i ri do të ofrojë ndezje dhe luajtje të lojërave me shpejtësi më të lartë.

Disku i ri solid është një domosdoshmëri për të apasionuarit e çmendur të lojërave sidomos nëse kemi në konsideratë se një lojë zë zë paktën 35GB hapësirë. Sipas Seagate disku i ri vë në funksion memorjen Flash për të përmirësuar eksperiencën e lojrave.

Specifikisht vonesat e ekraneve të mirëseardhjes në lojërat si Forza Horizon 3 dhe Gears of War 4 do të jenë diçka e së shkuarës. Disku i ri lehtësisht mund të mbajë 15 titujt së bashku me përmbajtjet e shkarkueshme.

Kujdesi i kompanisë ndaj produktit të ri nuk ka munguar as në pamjen e jashtme falë trupit prej alumini i cili vijon në hapat e ekosistemit të Xbox. Seagate Game Drive for Xbox do të kushtojë 200 dollar. (PCWorld Albanian)

Seagate lançoi një disk solid me kapacitet 512GB për konsolën Xbox One
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)