Seagate Barracuda Pro 10 TB është hardisku me kapacitetin më të lartë për konsumatorët individualë

Publikuar më: 19-07-2016

10tb_suckers-100672412-largeKeni uri për më shumë memorje në kompjuterin tuaj? Seagate e ka një alternativë për ju ku ditën e sotme zgjodhi të prezantonte hardiskun me kapacitetin më të lartë për konsumatorët në treg. Barracuda Pro me kapacitet 10TB nuk kufizohet vetëm tek kjo e fundit kur bëhet fjalë për risi. Ka një depo 256MB dhe rrotullohet 7,200 herë në minut.

Sigurisht performancë të lartë mund të prisni nga një SSD me shpejtësi leximi që mund të arrijnë deri në 1.5GBps por duke qenë se modeli 3.5 inç Barracuda Pro është ndërtuar mbi një teknologji të vjetër nëse mund ta quajmë kështu, shpejtësia e transferimit prej 220 MBps është impresionuese.

Sipas Seagate, hardisku konsumon mesatarisht 6.8 vat. Sigurisht ky nuk është hardisku i parë 10TB me madhësi 3.5 inç sepse Western Digital ofron modele të ngjashme për sipërmarrjet. Por kur bëhet fjalë për hardisqe për konsumatorët individualë Barracuda 10TB është paisja me kapacitetin më të lartë.

Do të kushtojë 534 dollar që i bie të jetë më lirë sesa hardisqet 10TB për sipërmarrjet që fillojnë nga 600 dollar ato të Seagate në 730 dollar ato të Western Digital. (PCWorld Albanian)

Seagate Barracuda Pro 10 TB është hardisku me kapacitetin më të lartë për konsumatorët individualë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)