Së shpejti pjesë e Facebook Messenger do të jenë dhe lojrat

Publikuar më: 19-05-2015

messengerapps.0.0Provat tregojnë se Facebook po e mban premtimin e shëndrrimit të Messenger në një platform, përtej një aplikacioni komunikimi. Sipas The Information, Facebook ka konfirmuar se është në bisedime serioze me zhvilluesit përsa i përket krijimit të lojrave që do mund të luhen përmes Messenger. Gjithsesi duket se planet e Facebook për të bërë pjesë të Messenger dhe lojrat, janë ende në hapat e parë dhe ka akoma shumë punë për tu bërë përpara se kjo ide të realizohet.Gjithsesi duhet të pranojmë se kjo është një ide tepër interesante kjo për vet faktin se do të jetë më e lehtë për përdoruesit për të paguar për lojrat duke qënë se kanë integruar të dhënat e tyre me Messenger.

Facebook i lejoi zhvilluesit të bënin pjesë të Messenger aplikacionet e tyre apo përmbajtjet argëtuese si videot e shkurtra GIF, ngjitëset në foto, ikonat etj. The Information raporton se lojrat po shihen si një mënyrë për tu angazhuar më shumë por në të njëjtën kohë për të rritur të ardhurat e kompanisë. Detajet janë akoma të vakta përsa i përket kësaj iniciative dhe akoma nuk është mësuar nëse lojrat do të luhen live në Messenger apo thjesht ato do të përdorin Messenger si një mënyrë për të mbërritur tek lojtarët. Kjo mbetet për tu parë në muajt në vazhdim. (PCWorld Albanian)

Së shpejti pjesë e Facebook Messenger do të jenë dhe lojrat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)