-
Të rejat
Ja si të siguroni dizajnin e iOS 7 në pajisjet tuaja AndroidNë qoftë se keni ndjekur vazhdimisht lajmet rreth të rejave më të fundit të teknologjisë atëherë me siguri jeni në
Aplikacioni që ju ofron informacione mbi kamerat e survejimitSurv kombinon hyrjet e përdoruesve dhe teknologjinë për të krijuar harta me informacione të detajuara për lokalizimin edhe tipin e
Microsoft gjatë verës ul çmimin e Surface RT për shkollat dhe universitetetMicrosoft është duke planifikuar një version me çmim të zvogëluar të tabletit Surface RT me bazë ARM që pritet të
Huawei prezanton Ascend P6, smartfonin më të hollë në botëProdhuesi elektronik kinez Huawei ka prezantuar modelin Ascend P6, i cili është “smartfoni më i hollë në botë,” gjatë një
Facebook ndërpritet për pak orë në disa shtetePara pak orësh, mund të mos keni mundur që të qaseni në rrjetin Facebok, por nuk ishit vetëm ju, pasi
Përfaqësues të TechCrunch do të vizitojnë Ballkanin me qëllim zhvillimin e Startup-veDisa përfaqësues të TechCrunch kanë vendosur të vizitojnë Ballkanin në fillim të muajit korrik në mbështetje të programit të tyre
Krahasoni smartfonët me uebfaqen PhoneRocketShpesh mund të shihni postime për smartfonë të ndryshëm, e mbase mund të dëshironi të dini se cili është më
- 13 hapa të thjeshtë për të përmirësuar dizajnin e faqes suaj ueb
- 8 mënyra si mund t’i mbani në punë punonjësit më të talentuar të IT-së
- Google kryeson me përfitimet nga reklamat mobile
- Disa prej karakteristikave kryesore të versionit Office 365 për sistemin iOS
- Të ardhurat nga reklamat mobile të Facebook priten të arrijnë shifrën 2 miliardë $
- Feedly nuk varet më nga Google Reader
Schmidt: Censura përfundimisht do të dështojë
Në vitin 1993, aktivisti në internet, John Gilmore, tha që “Rrjeti e paraqet kufizimin si të dëmshëm dhe rrugëton përgjatë saj.”
Pas pothuajse 20 vitesh, Kina ende është duke vendosur bllokime në internet si përpjekje për të kufizuar rrjedhën e informacionit brenda kufijve të vet. Megjithë këmbënguljen e Kinës, përpjekja përfundimisht që do të dështojë dhe, kur të dështojë, vendi do të shohë hapjen politike dhe shoqërore në një shkallë të lartë, parashikon Eric Schmidt, shefi ekzekutiv i Google.
“Unë besoj që kufizimi përfundimisht dështon,” thotë ai në një intervistë për blogun e revistës Foreing Policy, The Cable, në Festivalin e Ideve “Aspen” gjatë javës së kaluar. “Kina është qeveria e vetme që është e lidhur në kufizimin aktiv, dinamik. Ata nuk janë të turpëruar për këtë.”
Përfundimisht, Muri i Madh Kinez i kufizimit do të shkatërrohet nga presioni i përparësive teknologjike dhe dëshirave të njerëzve për informacion dhe liri, parashikoi ai.
“Unë personalisht besoj që ju nuk mund të ndërtoni një shoqëri me dituri moderne me atë lloj të të vepruarit, dhe ky është mendimi im,” thotë ai. “Unë mendoj që shumica e njerëzve në Google do të pajtohen me këtë. Pyetja e natyrshme e radhës është kur [Kina do të ndryshojë] dhe askush nuk e di përgjigjen e kësaj pyetjeje. [Por] në një periudhë të gjatë kohore, a mendoj unë që ky lloj i regjimit do t’i afrohet fundit? Absolutisht që po.
Google me siguri që nuk është e druajtur për t’ja thënë Kinës këto gjëra. Ndërmarrja ka akuzuar Kinën për vjedhje të pronës së vet intelektuale dhe për përpjekjet për të hakuar llogaritë e Gmail të aktivistëve për të drejtat e njeriut. Ata thonë që sulmet janë aq të shpeshta sa që ndërmarrja madje ka filluar t’i paralajmëroj përdoruesit se kur ata mund të jenë caku.
Edhe Google gjithashtu ofron mundësi për të tejkaluar murin e kufizimit nga Kina, duke ju qasur Uebit pa pengesa. (PCWorld Albanian)