Satya Nadella: Microsoft po punon në telefonin e ëndrrave

Publikuar më: 25-11-2016

microsoft-windows-mobile-surface-phone-1-640x0Pavarësisht se e ka provuar disaherë, Microsoft nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga industria mobile. Sipas CEO-s, Satya Nadella, telefoni i radhës i Microsoft mund të jetë një prej telefonëve inteligjentë më të mirë prodhuar ndonjëherë.

Gjatë një interviste për Australian Financial Review, Nadella tha se Microsoft do të vijojë të jetë prezent në tregun e telefonëve dhe se po përgatitet për të ndërtuar telefonin i cili nuk është parë kurrë më parë.

Me fjalë të tjera kompania nuk synon të ndërtojë një telefon mbi standartet e ditëve të sotme, por një paisje e cila do të hedhë bazat e një gjenerate të re telefonësh.

Megjithatë edhe pse Microsoft dëshiron të ketë një impakt të tillë mbi industrinë e telefonëve inteligjentë, asgjë nuk e garanton dot suksesin. Në të kaluarën Microsoft ka dëshmuar se i mungon fati në këtë drejtim.

Por, pavarësisht se kompania ka dështuar disaherë, Microsoft është në pozita të shkëlqyra për tja filluar nga e para. Kompjuterat Surface po shiten si embëlsira, e madje kanë shërbyer si inspirim për shumë paisje të tjera.

Jo vetëm kaq por edhe AiO Surface Studio ka tërhequr goxha vëmendje. Nëse kompania ja arrin ta menaxhojë në mënyrën e duhur këtë moment të shkëlqyer që po kalon, mund të jemi dëshmitar të një ndryshim drastik në perspektivën e Microsoft në botën e telefonëve inteligjentë. (PCWorld Albanian)

Satya Nadella: Microsoft po punon në telefonin e ëndrrave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)