Satya Nadella: Microsoft nuk po i jep lamtumirën platformës Windows për telefonët

Publikuar më: 15-07-2015

satya_nadella_dynamic_new_sizing-100581769-largePlatforma Windows Phone nuk a ka dhënë lamtumirën akoma. Ju mund të mendoni se pas atij riorganizimi që Microsoft i bëri divizionit të paisje se biznesi i telefonëve mori fund por jo. Shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, foli për herë të parë në publik që pas spekulimeve për një lamtumirë të mundshme të telefonëve Windows.

Nadella vuri theksin tek objektivat e kompanisë ku në themel të tyre qëndron inkurajimi i partnerëve. Në biznesin e telefonëve, këta partnerë nuk ndoqën Microsoft.

Por Nadella nuk ndihet i kërcënuar nga kjo duke thënë: “Nëse ka prodhues të shumtë potencial, ne do të ndërtojmë një strategji. Nëse nuk ka, ne përsëri e kemi një strategji.” Nga ky qëndrim mund të kuptojmë se Microsoft është gati të vazhdojë i vetëm në këtë luftë me apo pa HTC dhe Samsung të cilët kanë një partneritet të fuqishëm me kompaninë.

Këndvështrimi i Nadella-s në lidhje me sistemin operativ është gjithashtu mjaft vizionar. Ai, Windows 10 Mobile, nuk e sheh si një sistem operativ më vehte por si pjesë e miliarda paisjeve me Windows 10-tën.

Sa i rëndësishëm është qëndrimi i Nadellas? E ardhmja e telefonëve Windows u vu në dyshim për herë të parë që nga blerja e Nokia-s në 2014-tën. Shumë prej nesh dëshironin të dinin nëse do të kishte telefonë të rinj nga Microsoft dhe sa do ti mbështeste kompania ato aktualët. Nadella ishte i qartë, Microsoft do të ndërtojë një model që industria e harduerit ta ndjekë në të ardhmen. Ja këtë synoi edhe me Surface Pro 3. (PCWorld Albanian)

Satya Nadella: Microsoft nuk po i jep lamtumirën platformës Windows për telefonët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)