Harduer

SanDisk prezantoi kartën e parë SD në botë me kapacitet 1 Terabajt

Sep 20 2016
0 Shpërndarje
SanDisk prezantoi kartën e parë SD në botë me kapacitet 1 Terabajt

extreme-pro-1tb_front_lr-100683373-largeSanDisk zgjodhi ditën e Marte të prezantonte kartën SD me kapacitetin më të lartë aktualisht në shitje. SanDisk Extreme Pro SDXC ka 1 Terabajt memorje të brendshme dhe ofron praktikisht dyfishin e kapacitetit të kartave aktuale.

“16 vite më parë ne sollëm në treg kartën SD SanDisk 64MB dhe ditën e sotme po i dërgojmë këto kapacitete në një nivel tjetër,” u shpreh drejtues i lartë i kompanisë. Megjithatë ata që e duan këtë kartë për kamerat, video kamerat apo dronin e tyre duhet të presin për ca kohë.

Extreme Pro SDXC do të ketë shpejtësi transferimi të dhënash mes 50 Mbps dhe 104 Mbps. Modeli me 512GB memorje të brendshme shitet aktualisht për 275 dollar. (PCWorld Albanian)

Tags >

SanDisk
Lajmet e fundit>