Samsung zyrtarizon orën inteligjente Gear S2 me sistem operativ Tizen

Publikuar më: 01-09-2015

gsmarena_003Pasi ofroi informacione të pakta pak javë më parë, Samsung hodhi dritë mbi orën inteligjente Gear 2. Kjo orë inteligjente me sistem operativ Tizen ka çertifkim IP68 që do të thotë se funksionon 1 m nën ujë për 30 minuta.

Shfaqja e tij do të bëhet në evenimentin IFA në Berlin ndërsa do të jetë i disponueshëm në dy variante: Gear S2 dhe Gear S2 Classic.

gsmarena_001Modeli sportiv i Gear S2 do të jetë i disponueshëm në ngjyrë gri dhe të argjendë. Rripat do të jenë me material ndërtimi prej silikoni dhe lëkure.

Samsung Gear S2 karakterizohet nga një proçesor dy bërthamësh me frekuencë 1.2 Ghz 512 MB RAM dhe 4GB memorje të brendshme. Ekrani i orës është 1.2 inç në formë të rrumbullakët Super AMOLED. Rezolucioni është 360×360 piksel me dendësi prej 302 ppi.

gsmarena_004Për nga konektiviteti ora inteligjente ofron Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth 4.1 dhe NFC. Do të ndërtohet edhe një variant me kartë SIM dhe 3G.

Përmasat fizike të orës inteligjente janë 42.3 x 49.8 x 11.4 mm ndërsa pesha llogaritet në 47 gram. Një bateri prej 250 mAh do të jetë e prezente në të dy variantet. Ndërsa modeli 3G do të ketë bateri me kapacitet 300 mAh. (PCWorld Albanian)

Samsung zyrtarizon orën inteligjente Gear S2 me sistem operativ Tizen
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)