Samsung zyrtarizon modelet e reja të tabletëve Galaxy Tab S2 8.0 dhe Tab S2 9.7

Publikuar më: 20-07-2015

gsmarena_001Samsung zyrtarisht ka prezantuar gjeneratën e dytë të tabletëve Galaxy Tab S. Të disponueshëm në dy variante, 8 inç dhe 9.7 inç, këto tabletë mendohet të jenë me trashësinë dhe peshën më të vogël që Samsung ka vendosur në një tablet.

Galaxy Tab S2 8.0 ka një proçesor tetë bërthamësh dhe ekran Super AMOLED 8 inç me rezolucion 1536 x 2048 piksel. Pjesa tjetër e harduerit është: 3 GB RAM, dhe bateri 4000 mAh.

Për nga kamera, Galaxy Tab S2 8.0 ka një kamër të pasme 8 megapiksel dhe frontale 2.1 megapiksel. Ka një trup 5.6 mm të trashë dhe peshon 265 gram. Sistemi operativ është Android Lollipop 5.0.

Nga ana tjetër Galaxy Tab S2 9.7 ka një ekran 9.7 inç Super AMOLED, bateri 5870 mAh dhe peshon 389 gram. Specikat e tjera të harduerit janë të njëjta me Galaxy Tab S2 8.0. Që të dy variantet do të jenë të disponueshme në konfigurime Wi-Fi ose Wi-Fi dhe LTE së bashku. Tablet mbart edhe një risi në vetvehte: Një sensor të shenjave të gishtërinjve.

Samsung tha se tableti do të jetë i disponueshëm për blerje që nga muaji i ardhshëm ndërsa asnjë detaj nuk është zbuluar lidhur me çmimin. (PCWorld Albanian)

Samsung zyrtarizon modelet e reja të tabletëve Galaxy Tab S2 8.0 dhe Tab S2 9.7
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)