Samsung zëvendëson Galaxy Note 7 në Kore, konsumatorët raportojnë humbje të fuqisë së baterisë

Publikuar më: 24-09-2016

bn-py580_0923sa_m_20160923073311Tre javë më parë u zbulua një defekt në baterinë e telefonët Galaxy Note 7 të Samsung të cilët në disa raste shpërthyen në flakë gjatë karikimit.

Pak ditë pasi shpërthimi i baterive filloi të shndërrohej në diçka kronike, Samsung zyrtarisht njoftoi tërheqjen nga tregu të 2.5 milion njësive për ti zëvendësuar.

Një raport i publikuar ditën e sotme nga Wall Street Journal sinjalizon një tjetër katastrofë për Samsung. Konsumatorët Koreano Jugorë filluan të ankoheshin për mbinxehje dhe humbje të fuqisë së baterisë të modeleve të zëvendësuara Galaxy Note 7.

Zëvendësimi i modeleve problematike të Galaxy Note 7 filloi që të Hënën e kaluar në Korenë e Jugut ndërsa ditën e Premte kompania konfirmoi se kishte pasur ankesa, numri i të cilave ngelet i paditur.

Kjo ngjarje mori përmasa më të mëdha kur një rrjet televiziv Korean vijoi të raportonte incidente me telefonët e rinj Galaxy Note 7. Samsung në heshtje të plotë mohoi që incidentet të kishin lidhje me baterinë. (PCWorld Albanian)

Samsung zëvendëson Galaxy Note 7 në Kore, konsumatorët raportojnë humbje të fuqisë së baterisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)